Bundesliga

I dëmtuar, i dëmtuar, por Şahin ka një kontratë të re!

Mesfushori Nuri Şahin i mbetet besnik skuadrës nënkampione të Gjermanisë, Borussia Dortmund. Ai do të luajë të paktën deri në vitin 2019 në “Signal Iduna Park”. Klubi verdhezi sot njoftoi rinovimin paraprak të kontratës së 28-vjeçarit me një sezon më shumë duke e trajtuar si një ngjarje të rëndësishme për projektin e tij sportiv. Përveç 18 muajve te Real Madrid dhe huazimit te Liverpool, turku ka luajtur që 16 vjeç në Dortmund dhe e ka shprehur disa herë dashurinë e tij për skuadrën që e rriti.

Hans-Joachim Watzke dhe Nuri Şahin, sot, gjatë hedhjes së firmave

“BVB-ja është klubi im i zemrës”, – tha Şahin, teksa hodhi firmën. Shefi ekzekutiv Borussia Dortmund-it, Hans-Joachim Watzke, theksoi se vullneti i mesfushorit për të hedhur pas çdo dëmtim ka qenë mbresëlënës dhe, pavarësisht se ai ende po vuan një dëmtim tjetër, klubi beson verbërisht tek aftësitë e tij dhe e sheh si një lojtar të rëndësishëm. “Ai i ka hedhur rrënjët thellë në Dortmund”, – u shpreh Watzke, i cili me shumë mundësi së afërmi do të njoftojë edhe rinovimin me trajnerin Thomas Tuchel.

 

Më shumë nga Bundesliga