Futboll

I mërzitur nga Matić, Conte i jep edhe një “ultimatum” klubit

I mërzitur nga Matić, Conte i jep edhe një “ultimatum” klubit

Antonio Conte dhe Chelsea do të jenë gjithmonë një “çift” i sinqertë dhe në bashkëjetesë të qetë, sepse trajneri është i drejtpërdrejtë në ato që thotë.

Pas triumfit të vjetshëm në Premier League, ai e di mirë se pritshmëritë për skuadrën blu janë më të mëdha. Kështu, siç ka bërë edhe herë të tjera, 48-vjeçari ka theksuar se merkatoja e deritanishme e klubit është e pamjaftueshme për të arritur synimet.

“Duhen përforcime të tjera, nuk është mbyllur ende asgjë. Duam të jemi konkurrues dhe të luftojmë për titullin kampion. Për këtë duhen lojtarë të tjerë, përndryshe nuk do të jetë e lehtë. Klubi e di se cilat janë kërkesat e mia”, – është shprehur italiani.

Match time ⚽️🔵🙌🏻

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata) on

Aktualisht, Alvaro Morata ka zëvendësuar sulmuesin Diego Costa, i cili është drejt largimit. “Se çfarë mendoj për Diegon e dinë të gjithë, është shumë e qartë. Alvaro është një lojtar i madh. Është i ri, por ka shumë përvojë. Duhet të luajë rregullisht”, – komentoi Conte.

Në fund, dy fjalë edhe për mesfushorin e shitur te Manchester United, Nemanja Matić. “Është një humbje e madhe, ai e di mirë se ç’mendoj. Ky lojtar për mua ishte i rëndësishëm. Ai është lojtar i mirë, një ‘top player’ i rëndësishëm. Gjithsesi, nganjëherë duhet të pranosh këtë treg të çmendur dhe vendimet”.

 

Më shumë nga Futboll