Speciale

I miri, i keqi dhe i shëmtuari… jeta “western” e Wenger kundër United!

Arsene Wenger po afron në fund të “mbretërisë” të tij si trajner i Arsenal, në një periudhë që nisi me suksesin e viteve të para dhe u mbyll dështimin e viteve të fundit, me në mes një betejë të përhershme me Manchester United.

Të dielën, Wenger do të drejtojë Arsenal për herë të fundit në “Old Trafford”, në stadium ku ka parë fitore, humbje dhe beteja nga më të famshmet.

Më poshtë po ju tregojmë momentet e bukura, të këqija dhe të shëmtuara për Arsene Wenger në fushën e Manchester United, që nga viti 1996 ku u ul në stolin e londinezëve…

Rekordi i Wenger kundër “djajve” është 59 ndeshje, 19 fitore, 13 barazime dhe 27 humbje.

Arsene Wenger had good, bad and ugly moments during matches against Manchester United

I MIRI

Garën për titullin 1997-98: Manchester United ishte i sigurt pasi kishin fituar katër nga pesë kampionatet e fundit dhe në shkurt 1998 kishin një avantazh ndaj Arsenal. Bastexhinjtë ishin të sigurt se “djajtë” do të fitonin titullin, por kur Wenger vizitoi “Old Trafford” në mars, gjërat ndryshuan. Një gol i Marc Overmars udhëhoqi fitoren e Arsenal. “Topçinjtë” ishin gjashtë pikë prapa por kishin luajtur tre ndeshje më pak dhe fituan titullin, e më pas Kupën e Anglisë.

Marc Overmars led Arsenal to a 1-0 win at Old Trafford in 1998 as they edged to the title

Fitorja e titullit në sezonin 2001-02: Pas disa sezonesh me probleme, Arsenal dhe United nisën sërish të luftojnë për titullin. Ferguson kishte thënë se do të largohej në fund të vitit dhe kjo hutoi ekipin, ndërsa nga ana tjetër Arsenal tregoi një formë më të mirë dhe u shpall kampion me një fitore në fushën e Manchester United në javën e parafundit.

Finalja e Kupës së Anglisë 2005: Të dy ekipet u përballën në finalen numër 124 të “FA Cup”. Ndeshja u vendos me penallti dhe kjo ishte hera e parë që ndodhte në historinë e veprimtarisë më të vjetër të planetit. “Topçinjtë” e morën trofeun në saj të fitores 5-4 me penallti.

Arsenal won the Premier League in 2001-02, confirming it with a victory at Old Trafford

I KEQI

United dominon: Arsenal fitoi titullin në vitin 1998, por e dorëzoi menjëherë fronin. “Djatë” fituan dy herë radhazi kampionatin, ku nuk e diskutuan asnjëherë fitoren ndaj Arsenal. Në këto takime, Wenger bëri edhe një humbje të turpshme në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë, 6-1, ku Ryan Giggs luajti një nga ndeshjet më të mira të karrierës.

Ryan Giggs scores in extra-time of the 1999 FA Cup semi-final as United wrest back control

Gjysmëfinalja e Champions 2008-09: Arsenal shpresonte te kualifikimi pasi kishte humbur vetëm 1-0 në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, por pas vetëm tetë minutash lojë Ji-Sung Park shënoi golin e parë për “djajtë”, ndërsa Cristiano Ronaldo realizoi golin e dytë në minutën e 11-të dhe të tretin kur u mbush një orë lojë. Penalltia e kthye në gol nga Van Persi ishte vetëm goli i nderit, teksa londinezët u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Pas ndeshjes, Evra deklaroi: “Ishim 11 burra kundër 11 fëmijëve. Ne nuk dyshuam kurrë te aftësitë tona dhe fituam sepse kemi më shumë përvojë.”

Cesc Fabregas looks dejected after Arsenal failed to beat United in the Champions League

Humbja 8-2 në “Old Trafford”: “Kjo ishte humbja më e thellë e Arsenal në 84 vitet e fundit, hera e parë që pësonte 84 gola që nga viti 1896. Arsenal u shkatërrua nga Manchester United dhe për asnjë moment nuk pati sfidë në fushë, vetëm një ekip që u shkatërrua.”

A nadir for Arsenal — they lost 8-2 against United in the Premier League back in 2011

Van Persie u largua: Sulmuesi holandez u bë më në fund ai futbollist që Wenger shpresonte, por kontrata e tij po mbaronte dhe ai vendosi të mos e rinovonte, teksa zgjodhi ta vazhdojë karrierën te rivalët historik të Manchester United. Ai shënoi 26 gola u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, përpara se të pranonte festën e Ferguson për ta vazhduar karrierën në “Old Trafford”.

There was confrontation from the off after a nasty tackle from Ian Wright on Peter Schmeichel

I SHEMTUARI

Ndeshja e parë: Ishte sfida e parë në kampionat mes Arsenal dhe United, pas mbërritjes së Wenger dhe pati një incident mes Ian Wright dhe Peter Schmeichel. Wright goditi ashpër portierin dhe e akuzoi atë për abuzim racial. Wenger i dha të drejtë sulmuesit të tij për veprimin që bëri, pavarësisht nga kundërshtitë e shumta të opinionit publik.

Oferta për Vieira: Ferguson deklaroi se do të tërhiqej në vendin e vitit 2001, por gjithashtu edhe se synonte të blinte Patrick Vieira, sepse ky i fundit nuk ishte i kënaqur me politikën që po ndiqte Wenger në merkato. “Ky veprim i Ferguson që ka folur me një futbollist të Arsenal nën kontratë është një shkelje e rregullave të sjelljes së të merkatos.”

Beteja e “Old Trafford”: Në shtator 2003, Arsenal udhëtoi për në “Old Trafford”. Vieira u nxorr me karton të kuq, Martin Keown shkaktoi një 11-metërsh në shtesë, por Ruud van Nistelrooy goditi traversën. Futbollistët e Arsenal u zunë me grushte me ata të Manchester dhe plot gjashtë prej tyre u pezulluan nga Federata Angleze e Futbollit, ndërsa klubi u gjobit me 200 mijë dollarë, gjoba më e madhe në historinë e FA.

Ruud van Nistelrooy was confronted by Arsenal players after his penalty miss in 2003

Lufta e Picës: Arsenali i të pamposhturve pësoi humbjen e parë pas 49 ndeshjes, më 24 tetor 2004, në “Old Trafford” me golat e shënuar nga Van Nistelrooy dhe Rooney. Kur Ferguson po futej në dhomat e zhveshjes një futbollist i Arsenal, që më pas u zbulua se ishte Fabregas, i lëshoi një copë picë në fytyrë. Kjo solli një sherr të jashtëzakonshme në tunelin e “Old Trafford” që zgjati për pothuajse 30 minuta dhe u shuajt vetëm nga ndërhyrja e policisë. “Ajo është ngjarja më e shëmtuar që kam parë ndonjëherë në këtë sport,” – shkroi Ferguson në auto-biografinë e tij.

Wenger and Alex Ferguson failing to interact during a tempestuous period between the two

Keane dhe Vieira: Në ndeshjen e kthimit, në të njëjtin vit, kapitenët Roy Keane dhe Patrick Vieira u ndëshkuan me karton të kuq pas pak minutash lojë nga gjyqtari Graham Poll. Keane mendoi se Vieira po i bënte presion Gary Neville. Pas ndeshjes irlandezi tha: “Hajde merru me mua. Unë kaq i thashë, sepse ai po i fliste ashpër Nevill. Si kapiten është detyra ime të mbroj shokët.”

Captains Roy Keane and Patrick Vieira never had a particularly good relationship on the pitch

Më shumë nga Speciale