Seria A

I panjohuri Diabate, askush si ai në 17 vitetet e fundit të Serisë A

Cheick Diabate është një nga protagonistët e muajit të fundit të Serisë A, me gjashtë gola të realizuar në tri ndeshjet e fundit, dy ndaj Verona-s, dy ndaj Juventus, dy ndaj Sassuolo-s. Ka pak mundësi që golat e tij ta ndihmojnë Benevento-n të shpëtojë nga rënia në Serinë B, por sigurisht kanë ndihmuar në shpërthimin e tij, veçanërisht pas aventurës zhgënjyese me fanellën e Osmanlispor, prej ku është marrë me formulën e huazimit janarin e kaluar.

Askush nuk e priste që ai të bëhej protagonist në kategorinë kryesore të futbollit italian. Në fakt, askush në Serinë A nuk ka mestaren e tij të golave për minutë: 1 çdo 41 minuta. Për më tepër, askush në 17 vitet e fundit të kampionatit italian nuk ka arritur të realizojë më shumë se një gol në tri ndeshje të njëpasnjëshme (Hubner 2001).

Kujdes, nuk flitet për Eto’o-në apo Drogba-në e ri, të cilët janë idhujt e tij, por gjithsesi bëhet fjalë për një paraqitje mbresëlënëse. I transferuar në Francë në moshën 18 vjeç, Diabate ka pasur vështirësi të përshtatet. Me kalimin e kohës ka gjetur veten dhe, pavarësisht se nuk ka veshur fanellën e një klubi prestigjioz, sulmuesi që pëlqen të flasë për veten në vetën e tretë ka marrë disa kënaqësi në fushën e lojës.

Një nga këto kënaqësi ka qenë edhe Kupa e Francës e fituar në 2013-ën me Bordeaux (dy gola në finale) dhe mbijetesën me Metz vitin e kaluar. përtej Alpeve, gazetari dhe komiku i RMC, Julien Cazarre, i ka dedikuar një këngë me titull “Outé Cheick Diabaté”. Në Benevento është bërë idhulli i një qytetit të tërë. Misioni i radhës? Të befasojë. Normaliteti për një djalosh që thërret veten “Cheick san limite”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A