Futboll

I rrëmbeu Ronaldon, Mendes shlyen gabimin ndaj Real Madrid…

Pasi më parë realizoi atë që konsiderohet deri tani si transferimi i shekullit, duke larguar Cristiano Ronaldon nga Real Madrid, ku qëndroi për 9 vite, për ta ankoruar atë tashmë te klubi kampion në fuqi i Italisë, Juventus, menaxheri portugez, Jorge Mendes, është angazhuar në një tjetër transaksion shumë të rëndësishëm, që përfshin sërish klubin “Los Blancos”.

Transferimi i CR7 te Juventus ka patur një efekt “domino” që vazhdon të përfshijë shumë futbollistë dhe klube. Kështu, Juventus, me blerjen e portugezit, ka dalë plotësisht nga gara për serbin Milinkovic Savic, duke e lënë futbollistin e Lazios në dispozicion të shumë ekipeve të interesuara, mes të cilave qëndron edhe Real Madrid. Pikërisht këtu aktivizohet menaxheri portugez. Sipas asaj që raporton “Sky”, Mendes mund të ndihmojë klubin e Real Madrid, duke komunikuar dhe bindur presidentin e Lazio, Claudio Lotito, që të pranojë ofertën e Florentino Perez për të shitur futbollistin serb Milinkovic Savic.

Më shumë nga Futboll