Futboll

I shpëtoi ushtrisë, Son shkon në stërvitjen e Tottenham me medaljen e artë

Futbollisti koreano-jugor Son Heung-Min i shpëtoi ushtrisë, pasi kombëtarja e vendit të tij fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike, ndaj lojtari është shprehur i kënaqur për këtë arritje, që do t’i japë mundësinë të vazhdojë karrierën me Tottenham në Premier League. Son luajti 8 ndeshje në 26 ditë me kombëtaren dhe tashmë është rikthyer në Londër, ku i është bashkuar skuadrës.

Dhe me vete ka marrë edhe medaljen e artë olimpike të fituar në eventin aziatik, duke ua treguar atë lojtarëve të skuadrës së Tottenham, të cilët e kanë mirëpritur shokun e ekipit pas një mungese të gjatë. I qeshur, Son ka rinisur stërvitjen me skuadrën dhe pritet të luajë në ndeshjen ndaj Liverpool në Premier League, duke qenë se mungon Dele Alli, i dëmtuar.

Më shumë nga Futboll