Futboll

I skadon kontrata, United synon rinovimin me portierin De Gea

David De Gea ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Manchester United, kontratë e cila skadon në fund të këtij sezoni. Kërkesat për të rikthyer portierin spanjoll në La Liga që gjatë merkatos së verës nuk kanë munguar, por United nuk dëshiron të hjeqë dorë nga portieri 27-vjeçar, ndaj synon t’i rinovojë kontratën. Sipas “The Guardian”, United i ka ofruar një rinovim të kontratës për 5 vite portierit spanjoll.

Sipas kontratës aktuale, Manchester United ka të drejtën e rinovimit të kontratës me portierin De Gea edhe për një vit, por nënkampionët e Premier duan që ta rinovojnë atë për 5 vite, natyrisht edhe duke i rritur rrogën. De Gea është një ndër portierët më të mirët në botë dhe aktualisht fiton 180 mijë stërlina në javë, shumë që pritet të jetë më e madhe me kontratën e re. Palët kanë nisur bisedimet, por nuk dihet se si do të përfundojnë ato.

Më shumë nga Futboll