Champions League

I thanë se Roma eliminoi Barçën, ja reagimi epik i Jurgen Klopp

Mbrëmë ishin mbrëmje historike për Liverpool dhe Romën, për këto dy skuadra që ndryshe nga pritshmëritë, ia dolën të arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar “tiki-taka” e Manchester City dhe Barcelona. Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp, pranoi se në fillim nuk i besohej që ekipi romak kishte eliminuar Barcelonën, edhe pse e lavdëroi këtë sukses të kryeqytetasve italianë:

“Kur isha në tunelin e dhomave të zhveshjes, më thanë se çfarë kishte ndodhur në Romë. T’ju them të vërtetën mendova se ishte një shaka. Unë nuk dua të jem pa respekt për Romën, sepse është një ekip fantastik, por nuk e prisja këtë përmbysje të madhe. Ata humbën Salah dhe janë në gjysmëfinale, kjo është fantastike”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League