Çiklizëm

I vodhën trofeun, Armstrong i ofron Thomas një nga 7 kupat e Turit të Francës

Lance Armstrong, 7 herë fitues radhazi i Turit të Francës, tituj që më pas iu hoqën për shkak të skandalit doping, ka deklaruar se është i gatshëm t’i dhurojë uellsianit Geraint Thomas një nga trofetë e tij, pasi mësoi se fituesit të këtij viti i kanë vjedhur trofeun. Kupa e fituar nga Thomas u vodh pak ditë më parë gjatë kohës që ishte vendosur në muze, në Birmingham.

Armstrong tha: “Unë kam 7 trofe të tillë në shtëpi, nëse do njërin prej tyre mund të ta huazoj”, u shpreh çiklisti amerikan përmes një mesazhi në “Twitter”. Thomas ka mbetur i zhgënjyer kur pa se trofeu që ai fitoi këtë edicion të Turit të Francës nuk ishte më në muze. “Njerëzit mund ta vjedhin trofeun, por jo kujtimet e bukura që unë kam nga ky edicion”, tha Thomas.

Më shumë nga Çiklizëm