Atletikë

IAAF lejon 33 atletë rusë të garojnë si neutralë në Botëror

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka dhënë “dritën jeshile” për 33 atletë rusë, që të garojnë në eventet ndërkombëtare si “sportistë neutralë”. Kjo pritet të jetë etapa e fundit e lejimit nga ana e IAAF-it të sportistëve rusë në aktivitetet ndërkombëtare, duke qenë se sporti rus është përfshirë prej më shumë se dy vitesh në një skandal dopingu. Të 33 atletët që u lejuan të garojnë në eventert ndërkombëtare janë atletë të rinj, të papërfshirë në skandalet doping dhe do të lejohen të marrin pjesë në Botërorin U-20 të atletikës që zhvillohet në korrik në Finlandë.

Kjo nuk ështrë hera e parë që IAAF lejon atletët rusë të garojnë si neutralë në aktivitete ndërkombëtare, duke bërë që numri i atletëve që garojnë si neutralë , nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës të shkojë në 58 vetë. Por përveç 33 “OK” kanë ardhur edhe 44 refuzime nga ana e IAAF-it, ndërkohë që në adresë të ndërkombëtarëve kanë ardhur 180 kërkesa për të garuar si sportistë neutralë.

Më shumë nga Atletikë