Connect with us

Mix

IAAF refuzon 28 atletë rusë të garojnë si sportistë neutralë

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka refuzuar sot kërkesën e 28 atletëve rusë për t’u rikthyer në gara, për të konkurruar si atletë neutralë, ndërkohë që u ka dhënë “OK”-in vetëm 3 sportistëve. Ata janë Kseniya Aksyonova (400 metra), Vera Rebrik (hedhje shtize) dhe Verda Rudakova (400 metra me pengesa). Ndërsa dosja me 28 raste të tjera është kthyer mbrapsht nga IAAF në adresë të Federatës Ruse të Atletikës, pasi sportistët (emrat të të cilëve nuk bëhen me dije) nuk plotësojnë kriteret e vendosura. Ndërkohë që, një vendim për rikthimin e atletikës ruse në gara do të merret në nëntor të këtij viti, duke bërë që Rusia të humbasë Botërorin që zhvillohet në gusht, në Londër.

Atletika ruse prej 16 muajsh jashte aktiviteteve nderkombetare

Pas këtij vendimi, ka reaguar ish-kampionia ruse e atletikës Yelena Isinbajeva, rekordmene e garës së kërcimit me shkop. “Unë bëra maksimumin në krye të antidopingut rus dhe arrita të rikthej në garë një numër të konsiderueshëm atletësh edhe pse si neutralë. Por IAAF nuk ka të drejtë të pengojë sportistët e pafajshëm rusë të garojnë”, tha Isinbajeva. Ndërsa Craig Reedie, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping (wADA), u shpreh: “Ne u kemi treguar rusëve se si duhet të funksionojë antidopingu në Moskë. Ajo strukturë duhet të jetë tërësisht e pavarur dhe punonjësit e saj të mos kenë lidhje me politikën. Isinbajeva nuk duhej të qëndronte në atë detyrë, pasi vjen nga sporti”.

Më shumë nga Mix