Futboll

Ibrahimovic: “Adriano, çfarë kafshe! Ishte më i miri, askush nuk e ndalte”

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur me futbollistët më të fortë në botë. Mjafton të mendosh për Messi, Henry dhe Iniesta, shokët e tij nga koha kur aderonte te Barcelona. Por, sulmuesi suedez nuk harron një tjetër talent të jashtëzakonshëm që ka ndarë bashkë me atë frontin e sulmit, ish-sulmuesin e Romës dhe Inter, Adriano Leite Ribeiro. “Kam luajtur me kampionë të mëdhenj, kam luajtur me disa që ishin që në atë kohë të jashtëzakonshëm, kam luajtur me të tjerë, talenti i të cilëve do t’i bënte më pas të jashtëzakonshëm. Por, ai që vërtetë mund të kishte duruar më shumë se të tjerët, por nuk e bëri, ishte Adriano kur isha te Inter”, ka dëshmuar Ibrahimovic për “SportBible”.

Rezultate imazhesh për ibrahimovic adriano

Zlatan zbulon edhe detajet dhe veçantitë e dialogut të tij me Moratti. “Gjëja e parë që i thash presidentit kur mbërrita te Inter ishte që ta mbante Adrianon, sepse dëshiroja të luaja me atë. Ishte një kafshë, mund të godiste nga çdo pozicion, askush nuk mund ta ndalte, askush nuk mund t’i hiqte topin. Ishte një kafshë e vërtetë. Por duroi shumë pak. Nuk e di përse, në fund, 50% e asaj që mund të bësh konsiston në mendje. Nëse nuk ke kokën në vendin e duhur, atëherë është e vështirë. Në rastin e Adrianos u zbavita duke luajtur me atë, e shikoja, isha i lumtur të luaja me atë dhe kundër tij. Është një mëkat që duroi aq pak”, tregoi Ibrahimovic.

Më shumë nga Futboll