Futboll

Ibrahimovic i dedikohet hipizmit, blen një kalë race për gara

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të befasojë fansat e tij dhe së fundi ka publikuar një foto krejt të veçantë. Sulmuesi suedez ka deklaruar se ka blerë një kalë race nga Holanda, që quhet Grande Deni, 6 vjeç dhe që merr pjesë në garat e hipizmit. Kjo blerje është bërë pas këshillës që i ka dhënë mikesha e tij Michol Del Signore, që është edhe bashkëpronare e këtij kali si dhe mikeshë e sulmuesit të Manchester United. Del Signore është titullare e një firme që merret me rritjen e kuajve të racës dhe që më pas marrin pjesë në gara hipizmi, që duket se do të jetë sporti i ri i Ibrahimovic. “Ne kemi vënë disa objektiva me Zlatan. Për momentin, kali do të vazhdojë të qëndrojë në Holandë, por së shpejti do të shkojmë në Belgjikë, për të tentuar pjesëmarrjen në finalet e Botërorit të kërcimit me pengesa, në kategorinë e kuajve të moshës 7 vjeç”, tha Del Signore.

Animal recognizes Animal. My new challenge: Grande Dieni (6yo mare Eldorado vada Zeshoek X Parsifal) @micholdelsignore

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on

Më shumë nga Futboll