Futboll

“Ibrahimovic i dopuar te Juventus”, dënohet për shpifje ish-trajneri

Ish-përgatitësi atletik suedez, Ulf Karlsson, është dënuar për shpifje nga gjykata e Karlstad dhe do të duhet t’i paguajë sulmuesi një dëmshpërblim prej 24 mijë corona, rreth 2.500 euro. Zlatan Ibrahimovic ka fituar kështu sfidën ndaj ish-përgatitësit të tij atletik, Ulf Karlsson. Suedezi Karlsson u dënua për shpifje, pasi prillin e vitit të kaluar bëri bujë duke aluduar se ish-sulmuesi i Juventus, Inter, Milan, Barceloës dhe PSG gjatë viteve të tij si bardhezi, saktëisht gjatë periudhës 2004 – 2006, ka përdorur substance të ndaluara. “Kur luante te Juve ka shtuar 10 kilogramë në 6 muaj. Sipas meje ai ishte dopuar, të paktën kjo është përshtypja ime. Është e pamundur të shtosh aq shumë masë muskulare në aq kohë të shkurtër”, ishin deklaratat akuzuese në adresë të Ibrahimovic.

Rezultate imazhesh për ibrahimovic, Ulf Karlsson

Ulf Karlsson u dënua për shpifje ndaj Zlatan Ibrahimovic.

Menjëherë pas kësaj deklarate Karlsson tentoi të minimizonte dhe të zbuste fjalët e tij duke pretenduar se ishte shprehur në mënyrë të pasaktë dhe të papërshtatshme: “E kuptoj vetëm tani se ajo që kam thënë mund të interpretohet në një mënyrë tjetër dhe më vjen thellësisht keq. Nuk ishte ky qëllimi im”. Por, sulmuesi i Manchester United nuk ka dashur absolutisht që të lërë këtë gjë të kalojë, përkundrazi ka reaguar menjëherë nëpërmjet rrugëve ligjore. Gjykata suedeze ka konfirmuar se pavarësisht deklaratat e Karlsson nuk përmbajnë akuzë direkte, “nuk mund të kuptohen në mënyrë tjetër dhe japin përshtypjen se Ibrahimovic është dopuar gjatë qëndrimit të tij te Juventus”.

Rezultate imazhesh për ibrahimovic, Ulf Karlsson

Ulf Karlsson aludoi se Ibrahimovic kishte shtuar 10 kilogramë masë muskulore kur luante te Juve.

Një qëndrim ky i gjykatës suedeze i përkthyer në një vendim në favor të sulmuesit Ibrahimovic, shumë i rëndësishëm për atë, pasi largon kështu çdo lloj aludimi ndaj personit të tij. Eksperienca e tij e re në Premier League me Manchester United nuk po bën tjetër veçse po e shenjtëron atë si një prej sulmueseve më të mirë të të gjitha kohërave. Ibra e ka mbyllur vitin 2016 me plot 50 gola, vetëm një më pak se Lionel Messi, dhe tashmë ka shënuar edhe në këtë vit të ri 2017. Si ndalet Ibra? Për momentin duke një arritje e pamundur, madje edhe për shpifësit ndaj tij.

Më shumë nga Futboll