Futboll

Ibrahimovic e konfirmon, gati të veshë fanellën e kombëtares së Anglisë

Zlatan Ibrahimoviç do të marrë pjesë në një ndeshje të Anglisë, veshur me fanellën e “Tre Luanëve”, në “Wembley”, dhe do të hajë peshk e patate të skuqura, pas humbjes së një basti me David Beckham. Ky bast u vendos publikisht mes Ibrahimovic dhe Beckham përpara se Anglia të mundte Suedinë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Udhëheqësi kryesor i Suedisë, Ibrahimoviç, propozoi që Beckham ta marrë yllin e LA Galaxy në IKEA dhe të blejë aty çdo send të zgjedhur prej tij për rezidencën e re në Los Angeles, nëse Suedia fitonte.

Nëse Anglia do të fitonte, siç ndodhi në fakt, Ibrahimovic pranoi ta shoqëronte ikonën e Manchester United, Beckham, në një lojë të kombëtares angleze, me fanellën e “Tre Luanëve”, para se të shijonte peshq dhe patate të skuqura për gjysmë ore.

Me verdiktet e zbuluara tani të “Rusia 2018”, Ibrahimoviç është gati t’i shkojë deri në fund marrëveshjes. “David, kemi vënë një bast, po e kam humbur, – tha Ibrahimoviç, i cili luajti së bashku me Beckham te PSG. – Unë jam duke ardhur në “Wembley” për të parë ndeshjen e Anglisë me fanellën e kombëtares angleze veshur, si dhe për të ngrënë peshk e patate të skuqura. Vetëm më jepni kohë për të marrë pak frymë”.

Ndërkohë, Ibrahimoviç është rehatuar në MLS pas largimit të tij nga Manchester United, duke shënuar 11 gola për LA Galaxy. Duke reflektuar mbi fundin e kohës së tij në “Old Trafford”, e cila u pengua nga një dëmtim i rëndë në gju, 36-vjeçari tha: “Kur isha gati, thashë me vete: Nuk jam më për atje. Ata kishin një Zlatan para. Pas kësaj, unë nuk isha gati të jem më ai Zlatani i mëparshëm. I thashë trajnerit: Dëgjo, nuk jam gati, nuk dua t’ju zhgënjej. Kjo vjen nga respekti që kam për shokët e ekipit Përzgjidhni një tjetër, që mund ta bëjë më mirë punën. Unë jam duke e shijuar momentin këtu në SHBA, por pas lëndimit të keq që kisha, nuk kisha shumë shpresë se mund të luaja përsëri”.

Më shumë nga Futboll