Connect with us

Futboll

Ibrahimovic: Galliani grisi stemën e titullit nga fanella e Inter!

Një titullin i hequr, ose më saktë i grisur! Gjëra të panjohura më parë kanë dalë nga biseda e lirë mes Fabio Capello dhe Zlatan Ibrahimovic në një televizion italian. Kur Zlatan flet ka gjithmonë gjëra pikante që bëjnë bujë. “Familja ime jetonte shumë mirë në Milano. Flisja me Galliani dhe presidentin Berlusconi që më bindën të vija me shumë dëshirë e stimuj. Ishte një ekip shumë i fortë. Kur fituam titullin kampion më kujtohet që Galliani erdhi në dhomat e zhveshjes me fanellën e Inter dhe grisi stemën e titullit kampion nga kjo fanellë duke thënë: tani kjo është e jona. Unë nuk doja të largohesha nga Milan. Kur ndihesh mirë, kërkon të gjërat të mos ndryshojnë. Doja vetëm të luaja i lumtur, pas një periudhe të hidhur që pata te Barcelona.”

Zlatan Ibrahimovic has won pretty much everything in his club career - but he doesn't have a winners' medal from one of the major European competitions

Ibrahimovic dhe Capello kanë punuar bashkë te Juventus: “Te Juve pata menjëherë një ndjesi të madhe. Mbi të gjitha ishte trajner Capello dhe më kujtohet gjëja e parë që më tha: “Mjafton stili që ke mësuar dhe treguar te Ajax për t’u bërë një futbollist i madh”.” Më kujtohet se me të u stërvita shumë para portës dhe më pas më dhuroi një kasetë të Van Basten. Kur më thërriti në zyrën e tij, mendova se kisha bërë ndonjë gjë gabim, por më dha kasetën dhe më tha, si mund të bësh këto gjëra.” Në fund, Ibra kujton edhe kohën te Inter: “Nuk e fitonin titullin prej 17 vitesh dhe kur shkova e dija që do të bëja historinë e klubit. Luajta i dëmtua ndaj Parmës dhe shënova dy gola vendimtare. Mbaj mend se binte shumë shi. E gabova goditjen e parë, më pas dy të tjerat ishin të sakta. Ishte protagonisti kryesor i titullit.”

Më shumë nga Futboll