• Ibrahimovic humb pjesën e mbetur të sezonit

    Publikuar: 21 Apr 5:37

    Zlatan Ibrahimovic pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për Manchester United, këtë raportojnë burimet e Sky Sports. Sulmuesi suedez dëmtoi ligamentin e gjurit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League të United ndaj Anderlecht në “Old Trafford” në mbrëmjen e së enjtes. Jose Mourinho, i cili pas ndeshjes u shpreh se nuk ishte optimist duke lënë të kuptohet se dëmtimi ishte goxha serioz, do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e golashënuesit të tij më të mirë për fazën më të nxehtë të sezonit.

    Zlatan Ibrahimovic is expected to miss the rest of Manchester United's season

    Dhe me një kontratë 12 mujore akoma të panënshkruar, ekziston mundësia që Ibrahimovic të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Djajtë e Kuq. Mourinho-n e presin javë të vështira në krye të United pasi përveç Zlatan ndaj Anderlecht u dëmtua edhe Marcos Rojo. Një kalendar i ngjeshur e pret United në javët e ardhshme teksa Djajtë do të luftojnë për titullin e Europa League si dhe për një vend mes katër më të mirëve në Premier League.


    Lexo postimet e tjera