Futboll

Ibrahimovic: Mourinho të manipulon dhe pastaj …

Për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, Jose Mourinho është trajneri i përkryer! Portugezi i përshtatet 100% asaj që 34-vjeçari kërkon dhe këtë ai e ka thënë në një intervistë për “Fox Sports Italia”-n, duke shpjeguar se çfarë roli luan “The Special One”performancat e tij. “Jose të manipulon, kështu që ti jep 200% nga vetja në fushë. Kështu më ka ndodhur më parë, kështu më ndodh edhe tani”, – u shpreh suedezi. “E dija që në fillim se çfarë donte. Ai ta tregon në fytyrë, nëse nuk ke luajtur mirë”, – shtoi Ibra.

Natyrisht, kjo deklaratë e ish-yllit të PSG-së, Milanit, Barcelonës dhe Interit është edhe një “spondë” për katalanasin Pep Guardiola, të cilin gjithnjë e ka konsideruar të kundërtën e asaj që është Mourinho. Më pas, shtatlarti rrëfeu pse zgjodhi kalimin në Premier League. “Për të rritur nivelin tim, duhej të vija në Angli dhe t’u tregoja të gjithëve se çfarë mund të bëj. Mund të kisha shkuar në Kinë, por doja një sfidë që të më motivonte. Premier League ka shumë tifozë dhe sigurisht që ka një ritëm të caktuar.” 

Më shumë nga Futboll