• Ibrahimovic “nderon” United, Dzeko fundos “nëndetësen”!

    Publikuar: 16 Feb 10:56

    Manchester United ka fituar 3-0 ndaj St.Etienne në “Old Trafford”, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt 1/8-ve të finaleve të Europa League. Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Zlatan Ibrahimovic, autor i të tre golave për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, e cila vazhdon garën në katër veprimtari (Kupa e Anglisë, finalja e Kupës së Ligës, Europa League dhe Premier League).

    Ibrahimovic shënoi golin e parë, kur u mbush çerekore lojë me një goditje dënimi, të cilën e fitoi vetë. 60 minuta më pas, kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë, sulmuesi suedez realizoi edhe golin e dytë me portën e boshatisur, pas pasimit të marrë nga Marcus Rashford. Goli i tretë erdhi me një penallti të fituar nga vetë Ibra. Në këtë mënyrë, Paul Pogba fitoi betejën kundër vëllait të tij më të madh Florentin Pogba që luan me St.Etienne.

    Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Francë dhe Manchester United do ta nisë nga avantazhi i dyfishtë, teksa italianët e Roma mund të konsiderohen me një këmbë në raundin tjetër pasi fitoi 4-0 në fushën e Villarreal. Emerson shënoi në pjesën e parë dhe tre gola të qendërsulmuesit boshnjak Edin Dzeko në pjesën e dytë, vulosën suksesin e thellë të skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalleti.

    Në ndeshjet e tjera të luajtur në Europa League, arritën fitore jashtë fushe edhe Lyon, Fiorentina, Shakhtar Doneck, FC Kopenhagen, Besiktas dhe Schalke. Belgët e Gent mposhtën 1-0 Tottenham, ndërsa Athletic Bilbao fitoi 3-2 ndaj APOEL. Edhe rusët e Rostov mund të konsiderohen në raundin tjetër, pasi fituan 4-0 ndaj Sparta Pragës.


    Lexo postimet e tjera