Connect with us

Futboll

Ibrahimovic: “Një mbret njihet nga një mbret tjetër!”

Me një lojë tërësisht të ndryshuar nga koha kur luante te Juventus, Ibrahimoviç, tashmë shumë më i rritur jo vetëm në moshë, por edhe në lojë dhe karakter, Ibrahimovic nuk harron të shprehë mirënjohjen e tij për ish-trajnerin Fabio Capello. Pas një bisede që zhviloi me Don Fabion, ai postoi një foto në “Instagram” të shoqëruar me dixhiturën: “Ai është njeriu që ndryshoi lojën time”. Quhet mirënjohje, aftësi për të vlerësuar personat që mund të ndihmojnë të rritesh.

The person who changed my game Fabio Capello

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on

Gjithsesi, në cilësinë e një futbollisti spektakolar, Ibra nuk ndalet së bëri batutat e tij, nga propozimi që statuja e tij të zërë vendin e Kullës Eiffel, te krahasimet me Ferrarin dhe Zotin. Por koleksioni i perlave të suedezit nuk ka shteruar ende. Ibrahimovic pati mundësinë të takojë ish-mbretin e Spanjës, Juan Carlos, prezent në “Etihad Stadium” në rastin e ndeshjes Manchester City-Liverpool. Pas fotos tradicionale, Ibra bën postimin në “Instagram”, që nuk kalon pa u vënë re: “Një mbret njihet nga një mbret tjetër”. Ironia e maskuar me arrogancë. I vetëm dhe i pamposhtur Ibrahimovic.

a King recognizes a King #juancarlos

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on

Më shumë nga Futboll