Kampionatet në Europë

Ibrahimovic: Nuk jam normal, e shoh veten si një kafshë…

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, thotë se e sheh veten e tij “si një kafshë”, që nuk është si të tjerët, futbollist normal.

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, thotë se e sheh veten e tij “si një kafshë”, që nuk është si të tjerët, futbollist normal. 35-vjeçari është golashënuesi i dytë më i lartë në Premier League për këtë sezon. Ai ka shënuar 13 gola në 19 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. Trajneri Jose Mourinho ishte pyetur nëse ai do ta linte ndopak pushim suedezin, por portugezi ka pranuar se, pavarësisht nga mosha e Ibrahimoviç, nuk do ta heqë atë nga 11-shja fillestare. Tani, sulmuesi ka përsëritur pretendimet e trajnerit të tij, duke thënë se nuk ka “një trup normal” dhe se regjimi i trajnimit në “Old Trafford” është duke e ndihmuar atë të qëndrojë në top-formë.

“Ndihem mirë, ndihem në formë, – ka thënë Ibrahimovic për faqen zyrtare të klubit. – Trajneri ka bërë një program të mirë stërvitor për mua, që nga fillimi. Ai ka përshtatur pikat e mia fizike dhe mënyrën se si mund të luaj në çdo ndeshje. Mourinho ka për të marrë shpërblim për këtë. Përzierjen mes trajnimit, shërimit dhe lojës, unë e bëj disi ndryshe. Pra, kjo është arsyeja pse mund të luaj aq gjatë. Dhe, kur keni një trup si unë, nuk është trup normal. Kjo është sikur të shikoni një kafshë. Jam i freskët gjithmonë, kështu që e shoh veten si një kafshë.”

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë