Connect with us

Kampionatet në Europë

Ibrahimovic sfidon Guardiolën: Më motivon, më jep adrenalinë!

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, pranon se merr motivim shtesë dhe adrenalinë kur përballet me ish-trajnerin, Pep Guardiola.

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, pranon se merr motivim shtesë dhe adrenalinë kur përballet me ish-trajnerin, Pep Guardiola. Dyshja ka qenë së bashku në Barcelonë për një sezon, 2009-2010, por marrëdhënia e tyre ishte tejet problematike, çka bëri që sulmuesi të shkojë te Milani, pas vetëm një sezoni në “Camp Nou”. Ibrahimovic dhe Guardiola e gjejnë veten në Premier League tashmë, sulmuesi te Manchester United dhe trajneri te rivalët e qytetit, Manchester City. Ibrahimovic, 35-vjeçar, tha se duke u marrë (ndeshur) me ekipet e Guardiolës i jep atij më shumë frymëzim, edhe pse ka insistuar se nuk kishte asgjë personale.

“Të luaj kundër ekipit të tij, kjo është diçka që më motivon, më jep adrenalinë, – tha suedezi për “Fox Sports Italia”. – Nuk ka asgjë personale në këtë që them, por është pjesë e lojës.” Ibrahimovic dhe Guardiola fituan titullin spanjoll në sezonin e tyre të përbashkët me Barcelonën, me suedezin që shënoi 16 gola në kampionat. Ibrahimovic shpjegoi se marrëdhënia e tij me ish-trajnerin e Bayern Munich ka ndryshuar shpejt: “Së pari më tha se do të luaja çdo ndeshje, por me kalimin e kohës, nga një ditë në tjetrën, pashë që nuk luaja më”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë