RUSI 2018

Ibrahimoviç: Shanset e mia për të shkuar në Botëror janë shumë të larta…

Pjesëmarrja e Zlatan Ibrahimoviç në Kupën e Botës së Rusisë, kësaj vere, është me “gjasa shumë të larta”, sipas yllit suedez. Në një mesazh në llogarinë e tij të Twitter, Ibrahimoviç ka njoftuar se “shanset e mia për të luajtur në Kupën e Botës janë shumë të larta”, duke përzier anglishten me suedishten.

Ibrahimoviç dha dorëheqjen nga kombëtarja e Suedisë pas eliminimit të vendit të tij nga Belgjika në Kampionatin Europian të Francës, viti 2016. Megjithatë, kualifikimi i vendit skandinav në Kupën e Botës së Rusisë ka hapur një debat kombëtar në Suedi, nëse Ibra duhet të marrë pjesë në fazën kualifikuese të turneut, apo jo.

Tani, duket se sulmuesi i spikatur dhe që ka luajtur e fituar trofe më shumë skuadra elitare, në disa liga europiane, është më afër me “po” sesa me “jo”.

Më shumë nga RUSI 2018