Futboll

Icardi dhe Perisic mposhtin Spal, Inter ruan pikët e plota

Icardi dhe Perisic mposhtin Spal, Inter ruan pikët e plota

Inter ka fituar 2-0 ndaj Spal dhe ruan pikët e plota në Serie A, pas tre javëve të para, ku ndan kreun e renditjes me Juventus, në pritje të asaj që do të bëjnë Napoli dhe Milan. Zikaltërit patën nevojë për ndihmën e VAR për të marrë një 11-metërsh, kur u mbush gjysmë ore lojë. Pamjet televizive treguan se faulli i pësuar nga Joao Mario ishte në zonën e Spal, ndryshe nga çfarë u pa në fillim nga gjyqtari.

Ivan Perisic e festoi me gol rinovimin deri në vitin 2022, duke gjetur golin me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të marrë nga D’Ambrosio

Nga pika e bardhë e penalltisë, Mauro Icardi gjeti golin e tij të pestë në këtë fillim kampionati dhe ashtu si zikaltërit qëndrojnë me “Zonjën e Vjetër”, përkrah në krye të renditjes, edhe Icardi ndan me bashkëpatriotin argjentinas Pauolo Dybala vendin e kryegolashënuesit të Serie A, me 5 gola në 270 minutat e para.

Inter e administroi avantazhin në pjesën e dytë, derisa mbylli llogaritë me golin e dytë, tre minuta para fundit. Ivan Perisic e festoi me gol rinovimin deri në vitin 2022, duke gjetur golin me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të marrë nga D’Ambrosio. Kjo ishte humbja e parë në këtë edicion të Serie A për Spal, të ardhur nga kategoria e dytë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll