Connect with us

Futboll

Icardi: Dua të përmirësohem për Argjentinën

Sulmuesi i Inter Mauro Icardi thotë se qëllimi i tij është të përmirësohet në mënyrë që të futet në përfaqësuesen argjentinase. Kapiteni Zikaltër është lënë jashtë kombëtares në kohët e fundit edhe pse po kalon një formë të mirë.

Sulmuesi i Inter Mauro Icardi thotë se qëllimi i tij është të përmirësohet në mënyrë që të futet në përfaqësuesen argjentinase. Kapiteni Zikaltër është lënë jashtë kombëtares në kohët e fundit edhe pse po kalon një formë të mirë. Ai deri tani ka menaxhuar të bëjë vetëm një paraqitje për vendin e tij dhe në mënyrë të përsëritur është lënë jashtë skuadrës, me trajnerin Bauza që preferon sulmues të tjerë përpara tij. “Në vitet e fundit kam arritur ëndrrën time për të luajtur në nivele të larta,” shprehet Icardi në një intervistë për GQ.

Image result for mauro icardi

“Qëllimi ynë është të përmirësohem në mënyrë që të luaj në përfaqësuese. A jam vetëm një sulmues zone? Këtë sezon kam bërë shumë asiste gjithashtu. Të bësh gola ti gjithmonë duhet të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur. Kjo është puna e çdo sulmuesi.” Icardi gjithashtu ka folur edhe për golin më të bukur, si dhe më të rëndësishëm të karrierës së tij. “Më i bukuri ka qenë ai ndaj Bologna-s nga distanca. Më i rëndësishmi…të gjithë golat e shënuar ndaj Juventus.”

Më shumë nga Futboll