Kampionatet në Europë

Icardi flet përmes Wanda: Padrejtësitë nuk janë të përjetshme…

Një e diel ëndërr dielën për Mauro Icardi. Sulmuesi i Interit ka gjetur një “hat-trick” vendimtar për të mposhtur Atalantën.

 

Një e diel ëndërr dielën për Mauro Icardi. Sulmuesi i Interit ka gjetur një “hat-trick” vendimtar për të mposhtur Atalantën. Argjentinasi, së bashku me partnerin e vet, Banega, mori topin e sfidës me vete pas ndeshjes, por nuk deshi ta kthejë në polemikë pyetjen e njëqindtë për raportin me Bauza. “Në qoftë se ky tregolësh është një mesazh për Bauza? Jo, jo. Thirrja në kombëtare do të ishte një nder për mua”, – ka thënë për mikrofonat e “Sky Sport”. Nuk është kursyer, megjithatë, gruaja e tij për të ndezur polemika. Wanda Nara shkroi këtë “tweet”:

“Një ditë do ta ta duartrokasin të gjithë argjentinasit. Padrejtësitë nuk janë të përjetshme edhe për kapitenin, sulmuesin, argjentinasin”. Mesazhi për trajnerin e kombëtares argjentinase, Bauza, nuk është edhe shumë i mbuluar në këtë rast. Në fakt, Mauro Icardi është “refuzuar” vazhdimisht nga kombëtarja e tij. Me tripletën e djeshme, sulmuesi argjentinas është tani në kuotën e 20 golave në kampionat, 22 të tillë sezonalë. “Hat-trick” i nënshkruar prej tij në 26 minuta është diçka historike. Më përpara e kishte arritur Benito Lorenzi, në vitin 1947, me tre gola të realizuar në 18 minuta, në Lucchese.

Më shumë nga Kampionatet në Europë