• “Icardi shënon shumë, por nuk luan për ekipin”

    Publikuar: 17 Mar 10:27

    Edgardo Bauza, trajneri i Argjentinës, po përgatitet për ndeshjet eliminatorë të Rusi 2018 që do të zhvillohen në fund të marsit kundër Kilit dhe Bolivisë. E përditshmja “La Nacion” ka publikuar një intervistë të zhvilluar me teknikun: “Nëse marr sugjerime nga Messi për lojtarët që duhet të grumbulloj? Pranoj sugjerime, por në fund vendos unë. Rasti i banesa-s e tregon këtë. Ai ka mbështetjen e grupit edhe pse nuk ka qenë pjesë e kombëtares në Brazil. E përsëris. Bëhet fjalë për një grup që të lejon të punosh në liri dhe qetësi”.

    Bauza është kthyer të flasë edhe për çështjen Icardi: “E kam sqaruar edhe më parë se askush nuk ka probleme me Mauron. Vetë lojtarit i kam thënë: ‘Ruaj qetësinë, nëse i ndodh diçka Higuain apo Pratto-s do të thërras’. Ai është i qetë, nuk ka probleme dhe më ka thënë: ‘Jam gati’. I kam shpjeguar se mund ta grumbulloj në çdo moment dhe se grupi nuk ka asnjë problem me ë. Për mua është një finalizues i mirë, por nuk është lojtari i përshtatshëm për lojën e skuadrës. Në 30 metrat e fundit është shumë i rrezikshëm, veçanërisht tani që po besojnë më shumë tek ai. Por për sa i takon lojës në përgjithësi, nuk është një lojtar që ndihmon skuadrën”.

     


    Lexo postimet e tjera