La Liga

Icardi shkon te Real vetëm nëse Inter nuk shkon në Champions

Zërat për një largim të Mauro Icardi-t nga Inter vazhdojnë dhe po shtohen. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Real Madrid ka zgjedhur kapitenin e zikaltërve për të ardhmen e sulmit. Ai është ëndrra e vërtetë e Florentino Perez.

“Maurito ka thënë gjithmonë se ndihet mirë në Milano dhe se ka dëshirë të fitojë me Inter, por… Ekziston një por dhe ka lidhje me atë Champions që argjentinasi, 25 vjeç, nuk e ka luajtur kurrë”, lexohet në “Tuttosport”.

“Inter nuk është akoma e sigurt nëse do të marrë sezonin e ardhshëm në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube dhe prej këtu lindin dyshimet e para të Icardi-t. Duke marrë parasysh edhe klauzolën prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, klubi do t’i kërkojë lojtarit që të negociojnë rinovimin”.

“Natyrisht, do të flitet për shifra marramendëse për të bindur lojtarin që të pranojë dhe për të ndryshuar ose hequr klauzolën në fjalë. Nuk duhet të jetë një problem duke parë marrëdhënien e mirë që ekziston mes klubit dhe lojtarit, me kusht që skuadra të dalë mes katër të parave”, përfundon artikulli.

Më shumë nga La Liga