Seria A

Icardi: Të fitosh derbin është bukur, por ta fitosh në të 92-ën…

Mauro Icardi mendon se Inter e ka merituar fitoren ndaj Milan në derbi.

Ishte Icardi ai që shfrytëzoi  më së miri krosin e Vecino-s në fund të takimit duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e Gigi Donnarumma-s.

“Derbet duhet të fitohen, këtë kishim gjithë javën që e thoshim. Kishim mundësi, goditëm shtyllën, na u mohua një gol, kështu që e merituam fitoren në fund.

“Por të fitosh në minutën e 92-të është akoma më e bukur,” shprehet argjentinasi për Sky Sport Italia.

“Duhet të vazhdojmë kështu. E thashë para se të niseshim për ndeshjet e kombëtares se Inter duhet të fitonte për këta tifozë të mrekullueshëm në San Siro, dhe për ne, sepse duhet të mësohemi të fitojmë në vazhdimësi.

“E kemi ne në dorë për të gjetur vazhdimësinë, më pas do të shohim në fund të sezonit se ku jemi. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mbledhim sa më shumë trepikësha.”

Më shumë nga Seria A