La Liga

Icardi te Real, Skriniar te Barça, De Vrij tek Inter: ja pse ky operacion është i mundur

Icardi te Real Madrid. Skriniar te Barcelona dhe De Vrij tek Inter verën e ardhshme. Një super operacion ky që duket se do të realizohet, sipas “Mundo Deportivo”. Për të parë nëse këto zëra do të kthehen në realitet do të duhet të priten vetëm pak muaj, por gjithçka do të varet nga ecuria e Inter në kampionat. Në fakt, nëse skuadra e Spalletti-t siguron kualifikimin në Champions League nuk do të jetë e domosdoshme të bëjë sakrifica të mëdha. Nëse ky kualifikim nuk do të vijë, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

Ndërkohë, nuk është një mister që Barcelona ka vënë në shënjestër qendërmbrojtësin e zikaltërve, Milan Skriniar, për të cilin duket se kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh në janar, që është refuzuar nga milanezët. Në fakt, drejtuesit e Inter do të ishin të gatshëm ta shisnin lojtarin vetëm për një shifër më të lartë dhe vetëm për arsye bilanci. Nëse ky operacion do të realizohet, De Vrij do të ishte alternativa numër një për ta zëvendësuar.

Për sa i takon Icardi-t, operacioni Lautaro martine duket se i ka hapur rrugë largimit të Mauritos, që është objektiv i shumë klubeve të mëdha të Europës dhe veçanërisht i Real Madrid. Klauzola prej 90 milionë eurosh e përfshirë në kontratën e Lautaro-s tregon se klubin zikaltër ka shumë besim tek sulmuesi i ri, i cili pritet t’i kushtojë rreth 30 milionë euro arkave të klubit. Por a është e sigurt se kapiteni do të shitet? Jo, nëse vjen kualifikimi në Champions, përndryshe 110 milionë eurot e klauzolës së tij (e vlefshme nga korriku i ardhshëm) mund të zëvendësojnë të ardhurat e munguara nga kompeticioni europian më i rëndësishëm për klube.

Më shumë nga La Liga