Seria A

Icardi&Banega “show”, Inter luan tenis me Atalanta-n

Super Inter, super Mauro Icardi, super Ever Banega. Paraqitja e bërë sot nga skuadra e Stefano Pioli-t kundër Atalanta-s në “San Siro” ka qenë nga ato që nuk do të harrohen lehtësisht nga populli zikaltër (ai milanez). Inter, jo vetëm që ka mposhtur një rival direkt në luftën për një vend në zonën europiane të renditjes, duke u ngjitur në vendin e katërt, por ka treguar edhe atë që është në gjendje të bëjë. Është e vërtetë se përballë nuk ka pasur Juventus-in apo Real Madrid, por është po aq e vërtetë se Atalanta nuk është aspak një kundërshtar i lehtë për t’u mundur. Këtë e dëshmon edhe fakti se ekipi i Gian Piero Gasperini-t nuk humbiste prej shtatë ndeshjesh në kampionatin italian, gjatë së cilave ka marrë pesë fitore dhe dy barazime.

Super Inter, super Mauro Icardi, super Ever Banega. Paraqitja e bërë sot nga skuadra e Stefano Pioli-t kundër Atalanta-s, e mundur me rezultatin tenistik 7-1 në “San Siro”, ka qenë nga ato që nuk do të harrohen lehtësisht nga populli zikaltër (ai milanez). Inter, jo vetëm që ka mposhtur një rival direkt në luftën për një vend në zonën europiane të renditjes, duke u ngjitur në vendin e katërt, por ka treguar edhe atë që është në gjendje të bëjë. Është e vërtetë se përballë nuk ka pasur Juventus-in apo Real Madrid, por është po aq e vërtetë se Atalanta nuk është aspak një kundërshtar i lehtë për t’u mundur. Këtë e dëshmon edhe fakti se ekipi i Gian Piero Gasperini-t nuk humbiste prej shtatë ndeshjesh në kampionatin italian, gjatë së cilave ka marrë pesë fitore dhe dy barazime.

Gjithashtu, për herë të parë në histori, ekipi bergamask ka pësuar pesë gola në pjesën e parë të një ndeshjeje të luajtur në Serie A. Inter ka hapur dhe mbyllur takimin në pjesën e parë, teksa Mauro Icardi ka realizuar tre gola në 26 minutat e para të ndeshjes (17’, 23’, 26’), duke u bërë kështu futbollisti i parë i Inter, pas Lorenzi-t në 1947-ën (18 minuta), që ka realizuar tregolëshin më të shpejtë në Serinë A. Lojtarët e Pioli-t kanë qenë të pangopur dhe kanë realizuar dy gola të tjerë më Banega (31’, 34’). Miqtë kanë reaguar në minutën e 42-të, duke shënuar golin e nderit me Freuler.

Dominimi i vendasve ka vazhduar në pjesën e dytë, teksa Gagliardini, lojtari i huazuar pikërisht nga Atalanta me detyrimin e blerjes në fund të sezonit, ka realizuar golin e gjashtë në të 52-ën, para se Banega të realizonte tregolëshin e tij personal dhjetë minuta më vonë, duke fiksuar shifrat në 7-1. Kjo fitore, e dyta radhazi në kampionat për Inter, i ka ngjitur milanezët në vendin e katërt në kampionat në kuotën e 54 pikëve, një më shumë se Lazio që do të luajë nesër kundër Torino-s. Mauro Icardi, me tre golat e realizuar sot, është ngjitur në kuotën e 20 golave në kampionat, duke lënë mbrapa Dzeko e Higuain dhe duke shkuar dy realizime larg Andrea Belotti-t, që kryeson këtë renditje.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Seria A