Connect with us

Futboll

“Ideale të bashkohem me Beckham në Amerikë, nuk e mendoj “tradhëtinë” madrilene”

Ylli i Atletico Madrid dhe përfaqësueses franceze, Antoine Griezmann ka deklaruar do të dëshironte të luante për ekipin e ardhshëm të David Beckham në MLS. Aktualisht asi francez, i shpallur edhe si futbollisti më i mirë në Europianin e zhvilluar në shtëpi, Francë, është në kulmin e karrierës së tij në “Vicente Calderon”. Konkretisht këtë sezon 25-vjeçari numëron vetëm 9 gola të realizuar në këtë gjysmë të parë të sezonit, ndërkohë që një sezon më parë, në edicionin 2015-2016 ai shënoi plot 32 gola. Por, në një intervistë për “France Football” Griezmann ka folur hapur në lidhje me jetën e tij të ardhshme, duke i shkelur syrin Amerikës, si një vend ideal për të mbyllur karrierën e tij futbollistike. Ndërkohë, me Beckham në bisedime të gjata në lidhje me blerjen e mundshme të një ekipi të ri në MLS, ndërkohë që skuadra nga Miami tenton të bashkohet me ligën në vitin 2018, Griezmann shprehet se të luajë në Florida për ekipin e Beckham do të ishte ideale.

Antoine Griezmann of France reacts to a missed opportunity

Griezmann ka pranuar se dëshiron ta mbyllë karrierën në MLS të Amerikës, te ekipi i David Beckham.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi ku unë dëshiroj ta mbyll karrierën. Unë e dashuroj Amerikën. Dua të abonohem në NBA dhe të shkoj në çdo ndeshje me fëmijët. E përfytyroj që tani veten time atje. Nuk e di ende qytetin, por pse të mos luaj për ekipin e Beckham në Miami? Të luaj për ekipin e tij do të ishte gjëja më e mirë”, deklaroi Griezmann, e ardhmja e afërt e të cilit mbetet gjithsesi te Atletico Madrid. “Unë po ndjehem mirë te Atletico Madrid dhe nuk e shoh veten të largohem. Zakonisht njerëzit flasin për Anglinë, por unë ja ku jam këtu. Pastaj, të kaloj nga Atletico te Reali, duhet të jetë e vështirë. Unë domosdoshmërisht nuk dua ta provoj. As nuk e mendoj”, citon gazeta britanike “Mirror” fjalët e Griezmann.

Më shumë nga Futboll