RUSI 2018

Ideja e çmendur e Sampaoli-t, ja ku do të luajë Dybala

Paulo Dybala do të luajë në mesfushë me Argjentinën. Nuk është një provokim, por kjo është ajo që kanë bërë të ditur mediat argjentinase. Trajneri Jorge Sampaoli duket se ka ndërmend të hedhë në fushën e lojës një skuadër super sulmuese për ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Rusi 2018, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 01:30, në Buenos Aires. Në skemën 3-3-1-3, me të cilën “Seleccion” do të fillojë ndeshjen, sulmuesi i Juventus do të luajë si mesfushor krahu.

Vija e mesfushës do të kompletohet nga Pizarro dhe Banega. Në sulm, Acosta me Icardi-n dhe Messi-n mbrapa krahëve të tyre. Trajneri i Argjentinës shpreson të krijojë një kombëtare më pak të varur nga Messi, e cila të mund ta shtypë kundërshtarin falë cilësive të larta teknike. “Albiceleste”-s i duhet një fitore, duke parë se mban vendin e pestë në grupin e Amerikës së Jugut, një pozicion që do t’i garantonte atyre vetëm kualifikimin në “play off”.

Më shumë nga RUSI 2018