Bundesliga

Iker Casillas, portieri më i mirë i Europës

Në maj do të mbushë 36 vjeç, por paraqitjet e tij nuk lënë hapësira për dyshime. Iker Casillas, me fanellën e Porto-s po jeton një rini të dytë. Pas lamtumirës së befasishme nga Real Madrid në verën e 2015-ës, legjenda e futbollit spanjoll ka konfirmuar të gjithë talentin e tij edhe në tokën luzitane. Shifrat flasin qartë në favor të spanjollit, i cili ka aktualisht rekordin e portierit më pak të mposhtur në pesë kampionatet kryesore të Europës. Në 24 ndeshje të zhvilluara në kampionatin portugez, Casillas ka pësuar vetëm 11 gola, duke e mbajtur të paprekur rrjetën e portës së tij në 15 raste, e fundit ka qenë kundër Nacional, me Porto-n që ka fituar 7-0.

Një arritje e madhe për Casillas, i cili ka lënë mbrapa kampionë si Neuer. Portieri i Bayern, në 23 ndeshje të luajtura në Bundesliga, ka pësuar 13 gola. Ka bërë më keq miku i tij madh Gianluigi Buffon, me të cilin do të përballet përsëri të mërkurën e ardhshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve në Champions League. Italian ka pësuar 17 gola në 23 ndeshje. Në La Liga, Asenjo i Villarreal ka pësuar 15 gola në 24 ndeshje, ndërsa Ter Stegen me Barcelona-n, ka pësuar 17 gola në 24 ndeshje. Casillas, kështu, ka marrë revanshin kundrejt pasardhësit të tij te Real Madrid, Nava, i cili ka nxjerrë topin nga porta e tij 20 herë në 18 ndeshje. Në lidhje me “merengues”, një nga objektivat e mundshëm të merkatos është Cortuois, i cili ka pësuar 19 gola në 26 ndeshje.

Më shumë nga Bundesliga