Atletikë

Ikona e “Masterchef” ndërron jetë gjatë Maratonës së Londrës

Maratona e famshme e Londrës ka regjistruar sot, 24 orë pas zhvillimit të saj, një viktimë. Bëhet fjalë për Matt Campbell, që 4 kilometra larg finishit ndali vrapin, duke u rrëzuar në rrugë. Stafi mjekësor i dha ndihmën e menjëhershme garuesit, por në spital ai ndërroi jetë. Campbell, 29 vjeç, nuk ishte një garues dosido, por një nga pjesëmarrësit në edicionin e fundit të “MasterChef Britain” në televizionin BBC, ku kishte shkëlqyer me gatimet e tij. Campbell kishte fituar shumë famë pas daljes në TV, i vlerësuar për gatimet.

Kjo ishte maratona e tretë në karrierën e Campbell, e dyta në harkun e 15 dit6ëve, pasi dy javë më parë kishte marrë pjesë edhe në maratonën e Manchesterit. Dy vite më parë ai kishte marrë pjesë për herë të parë në një maratonë së bashku me vëllanë e babain e tij dhe ikërisht në nder të babait, i ndarë nga jeta 18 muaj më parë, ai vendosi të garojë edhe në Londër. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, por mendohet se lodhja dhe temperatura e lartë ndikuan në gjendjen fizike të atletit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Atletikë