Futboll

Ilir Biturku: “Jemi në pozita të vështira, kemi nevojë për pikë”

Në nevojë urgjente për pikë, të imponuar nga pozitat e tmerrshme në klasifikim, durrsakët tentuan sot të fitojnë duelin bregdetar ndaj Flamurtarit, por pa mundur dot të marrin më shumë se një pikë. Një pikë që mban Teutën në vend të parafundit të klasifikimit, por tashmë në kuotën e 18 pikëve, distanca nga vendi i tetë, ku qëndron Vllaznia, tashmë është tre pikë larg, me shkodranët që pritet të ndeshen të dielën ndaj Luftëtarit. Në përfundim të ndeshjes, ishte zëvendësi i trajnerit Gentian Begeja, Ilir Biturku ai që komentoi për mediat.

“Ndodhemi në pozita shumë të vështira, ndaj dhe u munduam me çdo kusht që të merrnim 3 pikët sot, por nuk ia dolëm dot. Mendoj se në tërësi zhvilluam një ndeshje të mirë dhe luajtëm në bllok, pasi nuk kemi mundësi të tjera. Gjithsesi, duhet të vlerësojmë 100% çdo ndeshje, pasi kemi shumë nevojë për pikë”, u shpreh zëvendëstrajneri i Teutës, Biturku.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll