Europa League

Ilir Daja: Dinamo e fortë, por kemi shanset tona

Skënderbeu është njohur dje me kundërshtarin e “play-off”-it të “Europa League”. Ashtu si dy vite më parë, goglat i kanë vendosur “Ujqërit” përballë gjigandëve kroatw tw Dinamos sw Zagrebit. Për trajnerin e kuqebardhwve, Ilir Daja, Dinamo e Zagrebit është një kundërshtar i forte, por jo i pakalueshëm. “Çdo kundërshtar që do tw na binte do të ishte i vështirë dhe i fortë. Dinamo e Zagrebit është një klub me histori. Përveç lojtarëve cilësorë ka dhe menaxhim të mirë. Skënderbeu e ka pasur përballë para dy vitesh dhe e njeh pak a shumë. Për momentin nuk kam parë ndeshje të tyre, por duke filluar nga sot do tw filloj të mbledh materialin për të nxjerë konkluzionet. Dinamo vjen si favorite, por ne besojmë dhe do tw bëjmë gjithçka për të kaluar më tej. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të tregojmë se nuk jemi rastësisht këtu”, – u shpreh trajneri Daja në lidhje me shortin.

Më shumë nga Europa League