Europa League

Ilir Daja shpërthen ndaj arbitrit dhe Europës: “S’na dhanë vizat dhe na penalizoi”

Gati gati i tërbuar është shfaqur trajneir i korçarëve, Ilir Daja pas humbjes së sotme in-extremis në Zvicër, sa me pikët e “vjedhura”, po aq edhe me të gjitha peripecitë e hasura nga Skënderbeu në vigjilje të ndeshjes ndaj Young Boys. Kështu, fillimisht Daja thekson pengesat në pajisjen me viza të futbollistëve të huaj, sikurse ndodhi me James, që nuk u lejua të udhëtojë me skuadrën, për të vijuar me penallti të mohuara nga arbitri, sikurse dhe me ngacmime të tjera nga ana e bluzave të zeza dhe oficerët e UEFA-s.

“Siduket Europa na do aq shumë saqë e nis që nga mos dhënia e vizave. Sot ishim pa asnjë sulmues, me Soëe të dëmtuar dhe James që nuk iu dha viza. Më vjen shumë keq që ndodhi kështu. Më vjen keq për grupin, do të donim që ta mbyllnim të paktën me vendin e tretë pasi kemi punuar shumë që nga vera. Arbitri nuk na dha as penallti. Nuk na kanë me sy të mirë as këta që kam unë përballë këtu (oficerët e UEFA-s). Për shkak të mungesave, ishim të kushtëzuar me ndryshimet në formacion, ndërkohë që edhe unë nuk mund të shpërdoroja të gjitha forcat dhe futbollistët në një ndeshje që maksimalisht do të na jepte vendin e tretë. Ndërkohë, objektivi ynë kryesor është titulli kampion. Të luftosh aq fort dhe të jesh i qetë pas ndeshjes për atë që sheh. Nuk ishte faji i skuadrës për acarimin e arbitrit. Nuk mund të më qëndrojë ai aq pranë pozicionit dhe zonës time, as ai dhe as ndonjë tjetër, që nuk po ja them emrin”, deklaroi trajneri Ilir Daja.

Më shumë nga Europa League