Futboll

Skënderbeu përjashtohet, Ilir Daja gjen skuadrën e re

Përjashtimi i skuadrës së Skënderbeut nga kompeticionet europiane ka shënuar sot njëherësh edhe divorcin mes korçarëve dhe trajnerit Ilir Daja. Ky i fundit prej kohësh është përfolur për një marrëveshje me skuadrën e Flamurtarit, por tashmë gjithçka është konkrete dhe fakt. Mbetet vetëm zyrtarizimi i teknikut Daja në krye të ekipit vlonjat.

Trajneri Daja do të nisë tashmë një aventurë 2-vjeçare me kuqezinjtë e Flamurtarit, falë një marrëveshje të majme mes tij dhe presidentit të vlonjatëve, Sinan Idrizi. Tekniku Daja mbajti pezull marrëveshjen me kuqezinjtë, në pritje të vendimit të CAS, me qëllimin që nëse do të falej Skënderbeu, atëherë ai të vijonte eksperiencën me bardhkuqtë.

Më shumë nga Futboll