• Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut

    Publikuar: 2 Jan 3:19

    Andrea Agostinelli nuk është më trajneri i Skënderbeut. Dy humbjet e njëpasnjëshme të pësuara në dy javët e fundit të kampionait respektivisht kundër Kukësit dhe Partizanit nuk kanë kaluar pa pasoja për trajnerin italian, i cili i ka lënë kampionët në fuqi të kampionatit shqiptar në vendin e tretë të renditjes, tri pikë larg Partizanit të vendit të dytë dhe katër larg Kukësit kryesues. Vendin e tij do ta marrë ish-trajneri i Tiranës Ilir Daja, i cili është shkarkuar nga bardheblutë nëntorin e kaluar.

    Skënderbeu e ka mbyllur 2016-ën me një humbje djegëse të pësuar me përmbysje kundër Partizanit të Starovës. Një takim që ka pasur si protagonist kryesor Ekuban, me sulmuesin që ka ndihmuar ekipin e tij të përmbyse korçarët me një dygolësh, duke neutralizuar në këtë mënyrë avantazhin e krijuar nga vendasit me Xhejms. Një rezultat ky që i ka dhënë Partizanit vendin e dytë të klasifikimit, madje duke e afruar vetëm 1 pikë larg kreut, të mbajtur ekskluzivisht nga Kukësi, i shpallur kampion dimri. Ndërkohë zyrtarizimi i Ilir Dajës si trajneri i ri i Skënderbeut do të bëhet më datën 4 janar, ndërsa trajneri do të ketë një rrogë prej 4.500 eurosh dhe ndihmësi i tij do të jetë Ard Mema.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Kukësi dhe Partizani po i rivalizojnë denjësisht kampionët në fuqi. Sidoqoftë, mbetet për t’u përshkuar edhe gjysma e rrugës, ku mund të ndodhin të tjera të papritura. Presidenti Ardian Takaj mendon të ndërhyjë në merkaton e janarit dhe të përmirësojë pikat e dobëta. Po ashtu, përgatitorja e dimrit mendohet të jetë një shtysë e madhe, sidomos në planin fizik, për juglindorët. Në ndryshim nga vitet e kaluara, Skënderbeu do ta zhvillojë fazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë. Kampionët do të stërviten në Antalia prej datës 5 deri më 17 janar dhe do të akomodohen në hotel “Titanic”. Gjatë 12 ditëve që do të qëndrojë në Turqi, ekipi korçar do të zhvillojë tri ndeshje miqësore, si më poshtë: 08.01.2017 / Bursaspor-KF Skënderbeu 13.01.2017 / FK Sumqayit-KF Skënderbeu 15.01.2017 / KF Skënderbeu-Qarabag FK (ora, 17:00)

     


    Lexo postimet e tjera