Futboll

Ilir Daja zbulon motivin e fitores së munguar

Sipas trajnerit të Skënderbeut, Ilir Daja, arsyeja e barazimit të sotëm në shtëpi ndaj Kamzës me rezultatin 1-1 ishte mungesa e Jashanicës dhe Lilaj, dy futbollistë të cilësuar sipas tij, lojtarë të kombëtares. Daja ka theksuar se në momentin e golit mungoi vëmendja maksimale, çka solli edhe barazimin e rezultatit. Gjithsesi, edhe pse janë ndalur në shtëpi nga Kamza, për të regjistruar barazimin e dytë radhazi, për trajnerin Daja, ky nuk është fundi i botës për Skënderbeun, që ka kushtet komode në klasifikim.

“Keqardhje për golin e marrë në atë formë. Jo për justifikimi, por ndikoi mungesa e Jashanicës dhe Lilajt që janë dy futbollistë të përfaqësueses, për më tepër që me ata ke në dispozicion më shumë alternativa në rolet natyrale. Mungesa e vëmendjes së duhur solli dhe pësimin e golit të barazimit. Objektivi i Skënderbeut është gjithmonë fitorja. Kjo pritshmëri vjen nga performanca që kemi bërë në kampionat, si dhe në Kupat e Europës. Nuk është fundi i botës që sot morëm një barazim. Mendoj se rezultati pozitiv do të na jepte më shumë qetësi. Vazhdojmë të kemi mentalitetin e fituesit, duke dominuar ndaj çdo kundërshtari. Nuk na ka humbur qetësia. Klasifikimi na lejon që të jemi në gjendje komode”, komentoi ndër të tjera trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Më shumë nga Futboll