Mix Vendi

Inaugurohet “Tirana Olimpik Park”, salla e lojërave merr emrin Feti Borova

Inaugurohet “Tirana Olimpik Park”, salla e lojërave merr emrin Feti Borova

Paraditen e sotme është inauguruar “Tirana Olimpik Park”, ambienti i ri olimpik i sportit shqiptar, i ndërtuar në mjediset e ish-kompleksit sportive Dinamo, në kryeqytet. Ky mjedis sportiv modern u inaugurua nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sot u përurua edhe salla e lojërave e këtij kompleksi sportive modern, që do të mbajë emrin e një prej figurave më të mëdha të basketbollit shqiptar, Feti Borova.

Pamja e jashte e Tirana Olimpik Park

Përveç sallës së lojërave janë sistemuar edhe palestra e peshëngritjes, mundjes e mjaft sporteve të tjera, si dhe janë sistemuar zyrat e Federatave të shumë sporteve. Por pritet që puna të vazhdojë muajt në vazhdim edhe me mjediset e tjera, si pistën e atletikës, pishnën e mbyllur olimpike e mjaft mjedise të tjera, që do të shërbejnë për zhvillimin e sportit shqiptar.

Erdal Borova inauguron pllakaten e salles se lojerave qe mban emrin e babait te tij, Feti Borova

Palestra e re sportive u inaugurua me një ndeshje basketbolli mes ish-lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ku në fushë zbriti me fanellën kuqezi edhe Kryeministri Rama. Eventi i parë zyrtar që do të organizohet në sallën e re dhe moderne të lojërave me dorë është Liga e Europës në volejboll për femra, që nis më 9 qershor. Ndërsa kombëtarja e meshkuje do të luajë më datat 23-25 qershor.

Ekipiet kombetare te moshave ne miqesoren Shqiperi-Kosove

Më shumë nga Mix Vendi