RUSI 2018

Infantino: Italia në Botëror? Kjo është rruga e vetme…

“Si italian them se një Botëror për Italinë është tragjik. Duhen përveshur mëngët, të punohet, të bëhen reformat e duhura për ta kthyer Italinë në majën e botës edhe në futboll”. Këto kanë qenë fjalët e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

“Kombëtaret që janë kualifikuar e kanë merituar një gjet të tillë, – ka vazhduar Infatino. – A ekziston me të vërtetë mundësia që Italia të jetë në Kupën e Botës? Kualifikimi duhet të vijë në fushën e lojës”.

Kështu, numri një i FIFA-s ka përjashtuar mundësinë e një pjesëmarrjeje të “axurrëve” në Botërorin rus duke shfrytëzuar problemet e Federatës Spanjollë të Futbollit. “Italia duhet të punojë shumë dhe të kalojë nga fjalët te faktet”, ka përfunduar Infantino.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018