Connect with us

Futboll

Infantino: Moviola do të përdoret në “Rusi 2018”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se teknologjia VAR (Video Assistant Referee) do të përdoret në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Tekonologjia do të përdoret në lidhje me golat, kartonin e kuq, pozicionin jashtë loje dhe penalltitë. “Ne do të përdorim moviolën, sepse deri tani nuk kemi pasur asgjë përveçse reagime pozitive”, tha Infantino. VAR është testuar shumë herë dhe Serie A njoftoi se do ta përdor nga sezoni 2017-18.

Ajo gjithashtu u përdor për të korrigjuar dy vendime kur Spanja fitoi kundër Francës në miqësore muajin e kaluar dhe në Kupën e Botës të klubeve në Japoni në dhjetor. A-League e Australisë ishte liga e parë e nivelit të lartë që përdori moviolën në veprim konkurrues më parë këtë muaj. Gjithashtu Video Assistant Referee do të përdoret në Kupën e Konfederatave këtë verë në Rusi, zakonisht shihet si një praktikë për Kupën e Botës.

Më shumë nga Futboll