Bundesliga

Ingolstadt ndal Leipzig, Bayern mund të fitojë titullin sot

Skuadra surprizë e këtij sezoni në Bundesligë, Leipzig, nuk ka shkuar më larg se një barazim 0-0 në shtëpi kundër ekipit të Ingolstadt, që mban vendin e parafundit në klasifikimin e kampionatit gjerman. Pas këtij rezultati, Leipzig ka shkuar shtatë pikë larg bavarezëve, me këta të fundit që mund ta sigurojnë titullin në rast të një fitoreje kundër Wolfsbrug, një ndeshje që do të luhet në orën 18:30 në “Volkswagen Arena”. I njëjti rezultat, 0-0, është regjistruar edhe në ndeshjen e luajtur mes Dortmund dhe Koln. Verdhezinjtë, pasi kanë eliminuar Bayern në mesjavë, janë ndalu në kampionat pas dy fitoresh radhazi dhe tani rrezikojnë të humbin vendin e tretë në renditje.

http://www.dailymotion.com/video/x5k81n6_morales-red-card-hd-rb-leipzig-0-0-ingolstadt-29-04-2017_sport

Në fakt, nëse Hoffenheim do të fitojë nesër në shtëpi kundër Frankfurt, do të kalonte në renditje Borussian, që do të zbriste në vendin e katërt, një pozicion që do t’a detyronte ekipin e Tuchel të merrte pjesë në fazën paraeliminatore të Champions League. Në ndeshjet e tjera, Moncheglabach ka fituar 2-1 në transfertë kundër mainz, Darmstadt ka mundur 3-0 Freiburg, ndërsa Ëerder Bremen ka fituar 2-0 ndaj Hertha Berlin.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga