Futboll

Andres Iniesta: Ja cilët janë përforcimet që na duhen…

Andres Iniesta: Ja cilët janë përforcimet që na duhen…

Mesfushori i Barcelona, Andres Iniesta, ka diskutuar për blerjet e mundshme të klubit katalanas gjatë merkatos së janarit. Kur u pyet në lidhje me Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, Iniesta e bëri të qartë se ata do të ishin përforcimet e duhura. “Unë mendoj se do të ishin dy përforcime shumë të rëndësishme për skuadrën tonë. Coutinho dhe Mina janë të mirëpritur,” – tha mesfushori.

“Nëse klubi dëshiron të përforcojë mesfushën e mbrojtjen, mendoj se duhet të investojë. Këta futbollistë duhet të jenë të mësuar me presionin e të luajturit në një skuadër të madhe. Blerja e tyre është e vështirë, por unë mendoj se do të ishin dy përforcime të mëdha,” – shtoi Iniesta. Më e lehtë duket blerje e mbrojtësit Mina nga Palmeiras për 10 milionë euro, ndërsa Liverpool po bën rezistencë për Coutinho.

Më shumë nga Futboll