Kampionatet në Europë

Iniesta: Messi në Kupën e Botës, një lajm i madh për futbollin!

Iniesta thotë se Kupa e Botës në Rusi do të jetë e veçantë. Dhe më shumë, pasi u konfirmua se në Kupën e Botës do të jetë prezent partneri dhe miku i tij, Leo Messi, për të argjentinasi është padyshim lojtari më i mirë në planet. Andrés është i hapur kur bëhet fjalë për vlerësimin e ndikimit të futbollistit argjentinas: “Për futbollin në përgjithësi është një lajm i madh që Messi është në Kupën e Botës”. Iniesta rrëfen se ishte gjithmonë e qartë që Messi nuk do ta humbiste “emërimin” e Rusisë dhe se Argjentina do ta mposhtte Ekuadorin.

“Nuk kisha asnjë dyshim se Argjentina do të kualifikohej, megjithëse nuk ishte e lehtë për ta. Unë kisha besimin se Leo do të ishte në Kupën e Botës”. Kupa e Botës e Rusisë do të jetë një turne i veçantë, i mbizotëruar nga lojtarët e Barcelonës, që mbrojnë ngjyrat e disa ekipeve. “Për të gjithë ne, si kolegë dhe miq, të jemi në një turne aq të rëndësishëm sa ai i Rusisë është e rëndësishme dhe tregon sa mirë i bëjmë gjërat, pasi aty, secili që mbron ngjyrat e tij, do të tregojë veten”, – thotë Iniesta me një ton më të relaksuar.

Më shumë nga Kampionatet në Europë