Kampionatet në Europë

Iniesta: Neymar te Real Madridi? Do ta forconte shumë kundërshtarin tonë!

Në një ngjarje promovuese, që filloi më shumë se gjysmë ore nga parashikimi, kapiteni i Barcelonës mori pjesë dhe foli për mediat. Iniesta tha se shpreson të jetë i gatshëm të dielën, kundër Deportivos, në “Camp Nou”.

Chelsea: “Gjëja e parë që mendova ishte se nuk do të jetë e lehtë. Do të luajmë kundër një skuadre shumë të fuqishme. Më erdhën në kokë kujtime shumë të mira për mua, megjithëse tashmë është diçka e kaluar. Ne do të përpiqemi të kalojmë në turin tjetër të Champions-it”.

Të pamposhtur: “Është e vështirë të mos humbasësh asnjë ndeshje, por mund të vazhdojmë kështu. Të fitosh gjithçka është shumë e vështirë, por ne po gëzojmë një periudhë fantastike. Ajo që kemi lënë pas krahëve është e rëndësishme, por fillimi i vitit 2018 do të jetë shumë i vështirë. E shoh ekipin solid, në gjendje të mirë, ndaj vetëm duhet të rritemi. Tani vjen më e komplikuara”.

Gjendja fizike: “Unë jam pak a shumë mirë. Nuk ishte një lëndim, por një shqetësim. Shpresoj të jem në dispozicion për të dielën. Ndjesitë janë më të mira dhe jam optimist “.

Ronaldo, më i miri: “Nuk kam asgjë për të thënë për mendimin e tij, apo për atë që ai duket. Gjithkush është i lirë të shprehë mendimet, ose ndjenjat e tij. Me atë që fitoi, ai do të jetë ndër më të mirët, por të gjithë do të kenë preferencat e tyre. Për mua është Lionel Messi. Gjithkush ka preferencat dhe vlerat e tij”.

Mascherano: “Javier është ende i rëndësishëm për ne. Unë e konsideroj atë një person të rëndësishëm brenda grupit. Nuk mund të flasim për asgjë, pasi asgjë nuk ka ndodhur deri tani”.

Një Real Madrid pa Ronaldon dhe me Neymar: “Në futboll gjithçka mund të ndodhë, edhe pse pamë situata të pamundura kësaj vere”.

Neymar me fanellën e bardhë: “Do të ishte indiferente për mua, ose për diçka që më interesonte. Do të më mërziste, sepse ai është një lojtar unik dhe vendimtar, ndaj kundërshtari do të përforcohej shumë. Nëse ndodh, apo jo kjo gjë, do të shihet. Nuk është se unë jam shumë në pritje…”

Coutinho dhe Mina: “Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm dhe mund të kenë një nivel që të vazhdojnë të rriten, nëse luajnë me Barcelonën.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë