Futboll

Iniesta: Nuk jam penduar që nuk shkova atje

Andres Iniesta ka hedhur poshtë zërat që sugjeronin se ai po konsideronte të ribashkohej me Pep Guardiola-n te Manchester City.

34-vjeçari ka nënshkruar për ekipin e  J.League, Vissel Kobe, në maj pasi i dha fund një ecurie të gjatë te Barcelona të mbushur me trofe.

Raporte në Angli sugjeronin se ai do të rikthehej nën drejtimin e ish-trajnerit të tij te Barça, Pep Guardiola, por ai tani ka konfirmuar se bisedimet nuk janë zhvilluar asnjëherë.

“Zero. E kam parë nëpër gazeta se unë jam kontaktuar nga City. Po ju them që ka pasur zero biseda,” shprehet spanjolli për Cadena COPE.

“Nuk lash vend për dyshime. Do të largohesha nga Barcelona edhe nga Europa, kështu që informacioni nuk kishte asnjë kuptim.”

Më shumë nga Futboll