Connect with us

Kampionatet në Europë

Iniesta refuzon 35 milionë euro në vit nga Kina

Sipas asaj që njofton spanjollja “AS”, Andres Iniesta ka refuzuar dy oferta nga futbolli kinez, me një “mendjelehtësi” për t’u habitur.

 

Sipas asaj që njofton spanjollja “AS”, Andres Iniesta ka refuzuar dy oferta nga futbolli kinez, me një “mendjelehtësi” për t’u habitur. Njëra, madje, shkonte në kuotën e 35 milionë eurove në sezon, pa llogaritur privilegje të tjera. Një kontratë në letër, gati për t’u firmosur. Tani për tani, përgjigjia e tij nuk ishte pozitive. Por, kinezët këmbëngulin dhe shpresojnë t’ia dalin në tentativat e tjera. Kapiteni katalanas i ka qetësuar të gjithë të enjten: “Unë përfitoj nga ky rast për të thënë se për asnjë gjë, Iniesta dhe Barcelona nuk do të kenë ndonjë problem.”

Iniesta është në proces rinovimi me Blaugranët, por nuk e ka bindur oferta e parë e klubit. Bartomeu i ka propozuar atij zyrtarisht edhe dy vite kontratë shtesë. Iniesta, i cili rezulton 33 vjeç në maj, e përfundon në qershor të vitit 2018 kontratën aktuale. Në fakt, Iniesta është jo pak i shqetësuar për humbjen e famës sportive. Ai ka luajtur 1390 minuta zyrtare në këtë sezon, vetëm 39.6 për qind të asaj, që ka qenë e mundur. Kohët e fundit dukej e pamendueshme që Iniesta të largohet nga “Camp Nou”.

Mirëpo, tani, opsion për të mos e përfunduar karrierën te klubi i tij mëmë është një mundësi. Në këtë drejtim ekziston një precedent, si Xavi, i cili e pa të reduktuar rolin e tij te Barcelona në sezonin 2014-2015 dhe vendosi të largohej. Një faktor kyç, në favor të rinovimit me Barcelonën, duket se është Botërori i vitit të ardhshëm, ku Iniesta do të jetë patjetër i pranishëm. “Rusia 2018” do ta zbukuronte edhe më shumë karrierën e tij të paharrueshme në ekipin kombëtar. Më pas, shkuarja në Kinë, pas Rusisë, duket një biznes i mirë.

Më shumë nga Kampionatet në Europë